Ramush Haradinaj: Askush nga AAK nuk ishte i autorizuar për biseda me PDK-në për koalicion

0

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se askush nga AAK-ja, as ish-nënkrytari Blerim Shala, nuk kanë qenë të autorizuar që të negociojnë me PDK-në për bashkëqeveverisje gjatë kohës sa ishte në jetë koalicioni VLAN. Haradinaj ka folur kështu një ditë pas një interviste të Shalës për mediat në vend.

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës, strukturave dhe anëtarsisë së AAK-së, deklaroj se që nga dita e krijimit të koalicionit LAN, e pastaj VLAN, e deri në takimin e fundit të këtij koalicioni, asnjë zyrtar i Aleancës nuk ka patur asnjë autorizim të komunikojë, negociojë apo të diskutojë çështjen e mundësisë së koalicionit me PDK-në me asnjë zyrtar të PDK-së apo të tjerë.

Asnjë autorizim nga unë apo Kryesia e AAK-së nuk ka pasur as z. Blerim Shala, që në atë kohë ishte nënkryetar i AAK-së.

Si kryetar i AAK-së, përveç që nuk e kam autorizuar askënd, unë nuk kam qenë as në dijeni që takime të karakterit të tillë të kenë ndodhur. Jam në dijeni vetëm për kontakte të z. Shala me PDK-në, pas prishjes së koalicionit VLAN, por në asnjë mënyrë gjatë koalicionit VLAN”, përfundon deklarata e Haradinajt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here