Kapiteni i Real Madridit i ka shënuar 10 gola për klubin e tij dhe katra për Spanjën. Tetë nga këto gola i ka realizuar nga penalltia, ndërsa gjashtë të tjerat me kokë.

Sergio Ramosi i ka shënuar 14 gola deri tani këtë sezon, 10 për Real Madridin dhe katra për Spanjën, më shumë se gjashtë sulmues kryesorë në Evropë, transmeton Gazeta Express.

“Sergio Ramos nuk është qendërmbrojtës, ai është çfarëdo lojtari që dëshiron të jetë”, pati thënë Luis Enrique gjatë pushimit mes pjesëve të ndeshjes mes Espanyolit dhe Real Madridit, pasi ishte dëshmitar i një tjetër goli nga kapiteni.

Në total, Ramosi ka 14 gola. Largimi i Cristiano Ronaldos i ka dhënë Ramosit liri për ta kënaqur apetitin e tij për shënimin e golave.

I ndihmuar nga tetë penallti, të cilat i ka konvertuar me sukses këtë sezon, mbrojtësi spanjoll ka shënuar më shumë gola se gjashtë sulmues kryesorë në Evropë.

Sergio Ramos:      14

Romelu Lukaku     13

Roberto Firmino    12 

Edin Dzeko           12

Radamel Falcao   11

Alvaro Morata        9

Gonzalo Higuaín   8 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here