Ramazani fillon më 18 qershor

0
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e enjte më 18 qershor 2015.
 “Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BIK-ut, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, është thënë në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here