Rama zbardh telefonatën me Shtëpinë e Bardhë

0

Gjatë seancës së sotme parlamentare, debate midis Edi Ramës dhe Sali Berishës nxori në pah edhe faktin se kryeministri ishte duke pritur një telefonatë zyrtare nga Amerika.

Në interpretimin e Berishës, në këtë telefonatë Ramës do t’i komunikohej fundi i qeverisë së tij për shkak edhe të skandalit të “ABI Bank” për të cilën ai tha se drejtohet nga Linda Rama, bashkëshortja e shefit të qeverisë.

Por, Rama u përgjigj me pyetje, duke i kërkuar Berishës të përgjigjet nëse e kalon dot oqeanin për të shkuar në SHBA.

Në vazhdën e këtij debati në lidhje me raportin që kryeministri dhe paraardhësi i tij kanë me Amerikën, Rama ka postuar në Twitter pak pas largimit nga salla e Kuvendit, detaje nga telefonata që ai ka pasur me këshilltari e Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Sipas tij fokusi i bisedës është vendosur tek çështja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi që ka trazuar ujërat në Ballkan.

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here