Rama votoi për herë të parë në Surrel,vendbanimin e ri

0

Ndryshe nga vitet e tjera, kryeministri Edi Rama votoi në një tjetër qendër votimi, në Surrel, pranë banesës së re. Ai hodhi votën, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, rreth orës 10.30 në shkollën “Ymer Lala”.

Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet, tha Rama, duke i konsideruar këto zgjedhje historike për reformën e re territoriale.

“U bëj thirrje të gjithëve që të dalin të votojnë. Duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një reforme historike për Shqipërinë, siç është reforma administrativo-territoriale. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të lirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton, nuk ka të drejtë ankohet”, deklaroi Rama.

Nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit. I pyetur nga gazetarët se si ndihet që voton për herë të parë në Surrel, ai u përgjigj: “Si një katunar me fat”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here