Rama thotë të pritet fjala e drejtësisë për rastin Doshi, fajëson mediat dhe PD-në

0

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, ka thënë se organet e drejtësisë do ta thonë të vërtetën për rastin e deputetit Tom Doshi. Ai, në një postim në rrjetin social Facebook është shprehur se akuza është e shpifur, por edhe e mirëseardhur. Sipas tij, mediave dhe PD-së iu konvenojnë akuza të tilla. 

 

POSTIMI I PLOTË

 

Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.

Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te perbaltur qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.

Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s’ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.

‪#‎VajmedetPD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe…!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here