Rama takim me Llallën dhe Tahirin për akuzat e Doshit

0

Një ditë pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe akuzave të bëra prej tij, kryeministri Rama ka thirrur paraditen e sotme në një takim Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Takimi është zhvilluar në zyrën e shefit të qeverisë, ku zyrtarët u takuan me njëri-tjetrin, pa praninë e mediave.

Pas 20 minutash, ministri Tahiri dhe kryeprokurori Llalla janë parë të dalin nga zyra e Ramës. Ende nuk dihet se për çfarë është diskutuar mes tyre. Një ditë më parë Tom Doshi tha se kreu i Kuvendit Ilir Meta ka paguar një vrasës për eliminimin fizik të tij dhe deputeti Mhill Fufi.

Për këtë Doshi shprehet se ekziston edhe një video, ku vrasësi pranon pazaret e tij me Metën. Në kryeministri ka qenë edhe kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho. Deklarata e djeshme që Braho dha pas akuzave të Doshit, konfirmoi se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj deputetit Tom Doshi. Braho mohoi që ketë qenë Meta porositësi i vrasjes duke akuzuar kunatin e ish-kryeministrit Berisha, Agim Rama.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here