Rama, studentëve: Në janar qeveria do paguajë 50% të tarifës

0

Mes debatit, paqartësive dhe këmbënguljes së studentëve për kërkesat e tyre u zhvillua diskutimi i tyre dhe pedagogëve me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Shefi i qeverisë sqaroi se kërkesa e tyre që qeveria të akordojë 5% të GDP-së rrëzohet automatikisht pasi qeveria nuk e plotëson dot, por kur studentët e vendosën me shpatulla pas murit, duke i kërkuar përgjysmim deri në zerim të tarifave, kryeministri u dorëzua dhe premtoi se “në janar studentët do të paguajnë 50% të tarifës së studimit”.

“Nëse këta të universitetit të kërkojnë më shumë, hajde tek unë me megafon në dorë. Çfarë duhet të them më shumë, nuk e di. Ja ku e keni premtimin e parë. Unë jam këtu me zë dhe me figurë dhe po ua them qartë. Paratë universiteteve për tarifat tuaja, do t’ia japim ne, qeveria”, iu përgjigj Rama një studenti.

Ndërkohë më herët në një debat me një studente që e akuzoi për përçarje dhe i tha se rektori i kishte gënjyer duke mos i treguar për prezencën e kryeministrit, Rama me ashpërsi iu tha studentëve se s’kishin pse të paguanin për ata që rrinë në kafene dhe marrin 4-ta e 5-a.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here