Rama: S’më shqetësojnë fare kritikat e Brukselit për bashkimin kombëtar

0

Në përfundim të mbledhjes konsultuese me grupin parlamentar për kandidatët e zgjedhjeve të 21 qershorit, kryeministri Rama ka folur për mediat, duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh të gazetarëve. Sa i përket pyetjes nësë ishte shqetësuar apo jo, për vërëjtjet e Brukeslit lidhur me deklaratat për bashkim kombëtar me Kosovën, nëse vonohet integrimi në BE, në ikje e sipër Rama ka thënë se nuk e shqetësojnë fare. Një ditë më parë lidhur me këto deklarata të Ramës ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Po kështu të papranueshme u cilësuan këto deklarata edhe nga Brukseli, ndërsa zyrtarisht Serbia i dërgoi një notë proteste Shqipërisë.

I pyetur për kritikat e Ben Blushit, lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve të zgjedhjeve lokale, Rama ka bërë sikur s’ka patur dijeni, duke e relativizuar qëndrimin e deputetit Blushi.  

“Kam bërë disa takime, ku kemi pasur debate dhe nuk kam ndonjë kujtesë për ndonjë debat të vecantë me ndonjë prej deputetëve. Sepse ne debatojmë në mënyrë konstaten me njëri-tjetrin dhe këtu s’ka lajm”,- është shprehur Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here