Rama: Sali Berisha, ky farë burri pa din e pa imam pa Kanun, pa Bibël e pa Kuran…

2

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish gjithçka ndodhi në Kuvend dhe pse iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke iu përgjigjur interesimit të ndjekësve të tij në Facebook, Rama thotë se nuk mundi të heshtë, pasi pikërisht kur nuk ia hedh sytë, “ai të hyn në krevat”.

“Është një i marrë, rrugaç, i dehur është e pamundur ta kalosh nëse nuk merresh me të. Fatkeqësisht ky rrugaç i dehur ka arritur të marrë formën e deputetit. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk sfidon inteligjenca por injoranca. Do ishte më e drejtë të na mundte një sfidant serioz se sa të kemi betejë me një karagjoz”, thuhet në videon e Ramës në Facebook.

Më tej Rama thotë se nuk di si të përgjigjet kur flitet për Berishën.

“Nuk kam asnjë sekondë të ditës sime kur mendoj seriozisht Saliun Ka ikur koha kur ajo kufoma politike mund të bënte dëm, por nuk e kam të lehtë t’ia lë të kalojnë ato qenërirat që nxjerr një prodhues rrenash, dokrrash si ky farë burri pa din e pa imam pa Kanun, pa Bibël e pa Kuran”, thekson kryeministri.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here