Rama pritet të marr vetë drejtimin e politikës së Jashtme

0

Nën ethet e “Luftës së Ftohtë” me ish-aleatin e tij qeveritar Ilir Meta, tashmë President të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama thirri paraditen e sotme Kryesinë e PS, për të diskutuar çështjet më të nxehta të momentit në politikë, ku padyshim kryefjala ishte mos dekretimi i Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

E teksa mbledhja vijon, në media janë zbardhur detaje të rëndësishme nga vendimet që priten të merren në Kryesinë e PS. Duke qenë se Presidenti Meta nuk ka ndërmend të lëshojë pe në qasjen e tij përballë kandidaturës së Cakajt, duket se kryeministri Edi Rama do të pranojë propozimin e Presidentit për të marrë vetë drejtimin e diplomacisë shqiptare.

Pritet që menjëherë pas mbledhjes, Rama të çojë emrin e tij si kandidat për ministër të Jashtëm në tryezën e presidentit Meta. Socialistët do t’i votojnë në bllok ndryshimet në qeveri, pra të gjithë ministrat e rinj.

Por, pavarësisht se Rama do të zëvendësojë vetë Ditmir Bushatin, duke ndjekur shembullin grek ku Aleksis Tsipras u bë ministër i Jashtëm, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias, pritet që “krisja” Kryeministri-Presidencë të dërgohet nga PS si çështje në Gjykatën Kushtetuese, e cila për momentin është nxjerrë jashtë funksionit, nga “kokat e prera” prej vettingut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here