Rama përplaset me banorët gjatë protestës

0

Spitali i Traumës në kryeqytet është kthyer sot në arenë tensioni, pasi aty u ndalën të gjithë të plagosurit e protestës së paradites para Parlamentit. Banorët e “Astirit” dhe efektivët që morën plagë në përleshjen me njëri-tjetrin morën të gjithë trajtim mjekësor te “Ushtaraku”, madje aty pati edhe arrestime nga policia.

Të lënduarit nga protesta kundër shembjes së banesave te “Unaza e Re” u vizituan edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili dënoi aktet e dhunës ndaj policisë.

Ndërkohë në mesditë, edhe kryeministri Edi Rama është ndalur në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit.

“Preja e gishtave të vajzës është vija e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe shtetit”, tha kryeministria, pasi më parë me një postim në Facebook tha se dhuna s’do tolerohet.

Por protestuesit nuk i janë ndarë Ramës as në hyrje të spitalit, ku është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar me protestë. “Turp, turp, turp”, brohoritën në kor familjarët e protestuesve të plagosur.

“Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit”, iu drejtua një e moshuar Ramës, ndoshta në formë ankesë për ndonjë të afërm të arrestuar. Kujtojmë se mes të plagosurve nga protesta e sotme para Kuvendi, 12 janë punonjës policie dhe 3 protestues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here