Rama për refuzimin e emërimit të Cakajt nga Meta: Turp! Ndjesë Kosovës

0

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për dekretimin e ministrit të ri për Evropën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Ai i kërkoi sot ndjesë Kosovës për refuzimin e Cakajt.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky refuzim është jo vetëm antikushtetues, por edhe i turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentet e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, thekson Rama.  

10 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here