Rama për Kurtin: Po e sheh BE-në si një Jugosllavi të madhe, po jeton në një botë paralele

0

Kryeministri Edi Rama ka qenë tejet i ashpër ndaj kryeministrin Albin Kurti, i cili ka refuzuar që të jetë në forumin Ekonomik të zhvilluar në Shkup mes tre liderëve të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

“Kush mendon se kjo është nismë për të krijuar ish-Jugosllavinë e madhe jeton në një botë paralele”, tha Rama, duke theksuar se kjo është e dëmshme dhe sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

“Kush thotë se kjo është një nismë për të rikompozuar ish-Jugosllavinë, apo e krijuar në bodrumet e Serbisë, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton në politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe jo forcimin e urave mes njerëzve dhe harron se po të nisemi kështu mund të themi se BE është Jugosllavia e madhe, atëherë po kjo është Jugosllavia e vogël, Por jo, kjo është krijimi i një hapësire që jeton me vlerat e mekanizmat e BE-së, që secili nga vendet bën përpjekjet e tij për t’u intriguar në BE. Për çfarë arsye kamionët e mallrave duhet të harxhojnë më shumë kohë, më e gjatë është koha e pritjes në kufi se sa është koha për të shkuar nga njëri vend te tjertri. Në emër të kujt duhet t presim kaq gjatë në emër të konflikteve dhe çështjeve të pazgjidhura”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here