Rama: Pandeli Majko nuk më donte në krye të PS-së pa u martuar

0

Mes batutave dhe ironive, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batura me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, me të cilin jo pak herë ka pasur edhe përplasje.

Por sa herë që të dy ndodhen në krah të njëri-tjetrit, sidomos kur Rama shpërndan karta anëtarësie për simpatizantët e PS-së, batutat mes të dyve nuk mungojnë.

Dhe kështu ka ndodhur edhe sot pasdite, teksa në një aktivitet partiak në Njësinë 5, Rama ka zbuluar se me Majkon ka qenë gjithnjë “në distancë lufte”, me këtë të fundit që nuk e ka dashur as të emërohej si kryetar të PS pas largimit të Fatos Nanos.

Rama: Kartën e parë me këmbë të mbare e jep Pandi, se Pandi gjithmonë ka pasur këmbë të mbarë. Ndonjëri dhe i ka humbur rrugës, por disa…

Majko: Unë dua të bëj një ndryshim nga herët e tjera, dua që kartën ta jap një nga protagonistet e partisë…

Rama: Kur u bëra kryetari i partisë me Pandin ishim kështu, jo në luftë, por në distancë luftarake.

Se Pandi nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie që të jemi të qartë, se ju nuk e dini historinë, dhe unë u bëra.

Mirëpo Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

Mirëpo Pandi nuk e kishte gëlltitur dot këtë punë.

Unë  shkova tek zyra e Pandit dhe i thash “vajti si vajti kjo u bënë, ti nuk më deshe, por ja  ku me kë unë këtu jam”.

Më pa dhe në tha “ti hiqi çorapet e kuqe, martohu dhe me mua je në rregull”.

E donte kryetarin e partisë të martuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here