Rama: “Fallxhorja” më ka dhënë edhe pak muaj jetë

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kryefjalë të akuzave të saj politike gjatë muajit të fundit ka pasur fundin e Edi Ramës si kryeministër dhe për këtë, vetë shefi i qeverisë i rezervoi një batutë në seancën e sotme plenare.

Teksa mori fjalën në foltore,  Rama tha se “e vetmja shkencë që ajo njeh është shkenca e filxhanëve për të parë fatin dhe për tu thënë shqiptarëve se unë kam edhe pak muaj jetë”.

“Nuk e  di sa muaj jetë kam akoma, por e di të sigurt se këta nuk vijnë më këtu apo aty sa të jetë Partia Socialiste e Shqipërisë, me apo pa mua”, tha Rama.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here