Rama mbështetë taksën ndaj Serbisë, për politikën serbe pyet “what the fuck” është ajo…?

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbështetur taksën e Kosovës për Serbinë.

Qëndrimin e tij ai e ka shprehur të hënën në Pejë, ku është mbajtur mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Tarifa 100% është reagim politik ndaj sjelljeve të Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Rama.

“Është një kusht irracional në kushte normale, por është normal në një situatë irracionale. Kush mendon se taksa është ekonomike gabon, ajo është politike për shkak të qasjes së Serbisë”, ka shtuar Rama. Për politikat e Serbisë është shprehur, siç e ka quajtur, me gjuhën e Parlamentit Evropian, “What the fuck”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here