Rama: Ka mbaruar koha kur ai që paguante taksa konsiderohej budalla

0

Kryeministri Rama thotë se në luftën kundër informalitetit, qeveria është në anën e biznesit të ndershëm që i ka paguar taksat rregullisht. Gjatë intervistës në Top Channel, Rama tha se për qeverinë kanë qenë të pritshme reagimet kundër aksionit që u lançua në fund të gushtit dhe nisi në ditën e parë të shtatorit.

“I kemi pritur reagimet, madje presim dhe më shumë. Janë reagimet e një shtrese që i prishet rehati në llum, në llumin e krijuar dhe të shtresëzuar për vite të tëra të një qeverisjeje pa shtet. Si t’ia hedhim njëri-tjetrit, o burra të përfitojmë nga tjetri. Ai që është në rregull është trajtuar rregullisht si budalla, siç janë trajtuar ata që paguanin energjinë elektrike.

Ne përfaqësojmë ata dhe beteja jonë është në emër të tyre. Thika do të shkojë deri në palcë për të operuar një kancer si ky. Ne po vendosim rregull në një shtëpi të bërë çorap 20 e kusur vjet. Ne nuk mund të pranojmë që në këtë vend ata që respektojnë rregullat të jenë budallenjtë e ata që shmangen të jenë të zgjuarit. Koha e rrumpallës ka mbaruar. Duhet konkurrencë e ndershme”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here