Rama: Jam ky që jam, nuk bëhem tjetër vetëm pse jam kryeministër

0

Në takimin e zhvilluar me studentët, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe kritikave në lidhje me sjelljen dhe veshjen e tij. Rama tha se kërkon të kontribuojë që kjo shoqëri të emancipohet dhe jo të merret me llafe katundi.

“Ata që thonë se nuk duhet të flasë kështu kryeministri, kryeministri nuk bën thhhh, nuk vishet kështu e me radhë. Unë nuk jam bërë kryeministër për tu bërë dikush tjetër, e nuk dua që duke qenë kryeministër të bëhem dikush tjetër e të mos njoh veten.

Jam bërë kryeministër, si ky që jam me të gjithë të metat, dobësitë dhe të këqijat dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj veten që tu dukem si kryeministër këtyre që nuk dinë çfarë flasin. E shoh të rëndësishme t’u qëndroj besnik njerëzve, të them atë që mendoj, të sillem si më vjen, të vishem si dua dhe në 2019 të jap dhe unë kontributin tim që në këtë shoqëri njerëzit të mos jenë aq të prapambetur për si e tha, si u vesh dhe muhabete katundi, veshi atletet, doli pa pantallona”, theksoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here