Rama: Jam de jure ministër i Jashtëm; Meta: E para Kushtetuta…

0

Ngërçi i krijuar në marrëdhëniet midis Kryeministrisë dhe Presidencës ka marrë një zgjidhje provizore, e cila është njoftuar edhe zyrtarisht nga shefi i qeverisë Edi Rama. Duke hedhur poshtë mundësinë për të ridërguar dekretin për emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm në Presidencë, Rama ka njoftuar në Twitter se “de-jure” do të jetë ai Kryediplomati i ri i Shqipërisë.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama.

Në postimin e tij, kryeministri lë të kuptohet se “Lufta e Ftohtë” me Kreun e Shtetit do të vijojë, pasi e paralajmëron atë se me konstituimin e Gjykatës së re Kushtetuese, do të ballafaqohen aty për çështjen e mosdekretimit të Cakajt. Rama nuk ka humbur kohë as për të dërguar në Presidencë për të dytën herë propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit si kreu i diplomacisë shqiptare. Bashkangjitur me këtë kërkesë, është dërguar edhe emri i kreut të qeverisë, për të mbajtur njëkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur “flakë për flakë” kreut të ekzekutivit. Në anglisht Meta i përcjell Ramës një mesazh të fortë me shkronja kapitale, duke thënë se: “NUK KA MË SHTET FALS”. “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!”, shkruan Meta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here