Rama: Ja pse zgjodha Cakajn ministër të Jashtëm…

0

Kryeministri Edi Rama gjatë një pritje me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri pasi sulmoi Presidentin Ilir Meta për çështjen “Cakaj”, e mbrojti të përzgjedhurin e tij për ministër të Jashtëm, duke vlerësuar aftësitë e tij të “spikatura intelektuale”.

Shefi i qeverisë theksoi se i vjen keq për Cakajn, që “ka nisur punën e tij në ministri në një situatë të pazakonshme”.

“Balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për të, para se ai të hap gojën. E kanë sulmuar integritetin e tij sepse është shumë i ri, se nuk i përket botës së tyre të vjetër, dhe se është shumë i pastër e s’kanë ku të kapen”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri gjithashtu shpjegoi edhe pse ai zgjodhi të ulë një 28-vjeçar si Cakaj në karrigen e Kryediplomatit shqiptar, duke thënë: “Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar pasionant për politikën dhe për atdheun tonë”.

“Caka prej kohësh punon me madhe tani si zv. ministër. Ai kurrë nuk ma shprehur asgjë kundër politikës sonë të jashtme, dhe kush e thotë këtë është keqdashës. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund t’ua përkthej këtë fjalën maskarallëk”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here