Rama ironi me studentët: Ngujohuni me Besën ju deri nesër dhe bisedoni…

0

Bashkëbisedimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është shoqëruar me batuta dhe më epikja ka qenë ajo e mbylljes, ku shefi i qeverisë u tha të pranishmëve se do largohej për në Tiranës, pasi do të betohet si ministër i Jashtëm para Presidentit Ilir Meta.

“Tani më lejoni të bëjmë një pakt, ju mos lëvizni fare, bëni sikur s’po ndodh asgjë, unë po largohem tani sepse kam një betim për të bërë”, tha Rama.

Ai u largua dhe i la studentët me ministren e re të Arsimit Besa Shahini për të vijuar më tej diskutimin mbi “Paktin për Universitetin”.

“Do t’ju lë të flisni me Ministren sepse ajo është ngujuar kur ka qenë sa ju, unë nuk jam ngujuar se më kanë pëlqyer protestat ballë për ballë, kështu që me të mund të ngujoheni deri nesër, dhe vazhdoni bisedën”, u shpreh me ironi Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here