Rama i përgjigjet Vuçiqit: Ndeshja do të luhet në Shkodër, je i ftuar i nderit

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur postimeve të homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit kishte kërcënuar me fitore ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e radhës.

Rama në postimin e fundit në Twitter ka shkruar se ndeshja kthyese mes këtyre dy kombëtareve do të luhet në Shkodër e jo në Tiranë apo Elbasan, siç ka thënë Vuçiq, duke e ftuar atë të jetë i ftuar i nderit dhe ti duartrokasin së bashku atyre që fitojnë.

“Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim se bashku ata që do fitojnë”, ka shkruar Rama, transmeton lajmi.net.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here