Rama i fton për dialog, studentët refuzojnë: Tani do të jemi ne arrogantë ndaj jush

0

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar studentët për dialog nëpërmjet një postimi në Facebook, duke iu premtuar se mund të diskutojnë për çdo kërkesë që ata kanë paraqitur. Në postimin e tij,  nshefi i qeverisë shkruan: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve ndaj ftesës së Ramës, duke thënë se prej kohësh kanë duruar arrogancën e tij dhe se tashmë ka ardhur momenti që të tregohen  ata arrogant

“Seriozisht e ka ai?!Gjithë arrogancat që kemi duruar ndaj tij, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. “What the Fuck!””, tha një nga studentët.

Nën një zë ata shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr.

“Do të qëndrojmë derisa të lodhemi dhe ne nuk lodhemi kurrë. Dëgjova se ka hyrë live, uroj ti ecë mbarë sepse negociata nuk do të ketë. Pse i do i do negociatat kur ja kemi bërë të qartë se çfarë duam. Për çfarë i do negociatat, do të na përçajë? Largojini duart e ndyra nga propaganda me studentë!”, tha një tjetër përpara kamerave.

Disa minuta më vonë, Rama në një tjetër postim në Instagram, ka publikuar njoftimin ndërsa ka lejuar opsionin e komenteve duke bërë thirrje që të gjithë të shkruajnë pyetjet e tyre për dialogun e studentëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here