Rama hap mbledhjen e dy Qeverive:”Turp për Evropën që mban regjimin e vizave për Kosovën”

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do resht së mbështeturi Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, pasi që ky regjim i vizave është një padrejtësi cinike, është turp për BE që nuk i ka hequr vizat për Kosovën.

Ai tha se parashikohet të hapet shumë shpejt konsullata e përbashkët në Mynih dhe Milano.

“Instrumentet që do nënshkruhen sot për sigurinë, arsimin, etj do t’kurrin distancat e të dy vendeve”, ka thënë Rama.

Rama: Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave, turp për BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur mbledhjen e dy qeverive, duke thënë se urat e së nesërmes na dërgojnë drejt qëllimit strategjik për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.

Rama edhe një herë kërkoi nga Serbia të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se ata të kenë të drejta aq më shumë e as më pas sa kanë të drejta serbët në Kosovë.

“Kosova dhe Shqipëria janë një popull qytetarie dhe qytetaresh, për 1 vit treguam harmonizimin e politikave të përbashkëta në fushën e arsimit, ekonomisë, sigurisë ushqimore apo bashkëpunimi në fushën e kulturës”, ka thënë Rama.

Ai tha se Evropa duhet të pranojë sa më shpejt integrimin e rajonit.

…………………………………………….

Kryeministri i Shqipërisë hap mbledhjen e dy qeverive

Kabineti qeveritar i Kosovës ka mbërritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Ndërkohë, ministrat e Qeverisë së Shqipërisë kanë hyrë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja e dy qeverive./Kosovapress/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here