Rama-gazetarëve: Paçi lajme të gëzuara se për lajme të pagëzuara kujdeseni vetë

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mblodhi gazetarët në një pritje të veçantë në Pallatin e Brigadave me rastin e mbylljes së vitit 2015.

Në mesin e tavolinave ku ishin ulur gazetarët binte në sy një menu në formën e një kuponi tatimor, për të kujtuar se edhe mes pritjeve të veçanta nuk duhet harruar misioni i luftës kundër informalitetit.

Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij duke falënderuar këshilltarin Endri Fuga, për mundimin e madh të tijin për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm.

Nuk presim ngushëllime, sot mund të qeshni. Një duartrokitje për Endri Fugën për disa arsye. Hoqi picirin duke kërkuar folësin në këtë pritje. Arsyeja e dytë, hoqi picirin se kush duhet të ulej me kë. Jeni ulur pa protokoll se numri i njerëzve që s’donin të uleshin me njëri-tjetrin ishte i madh”.

Kryeministri shprehu keqardhje për faktin që sot nuk është më mes gazetarëve si dikur, kur shkruante njësoj si ta, por është kthyer në kavjen kryesore të punës së gazetarëve dhe duhet të durojë, “bisturitë, thikat, daltat e çekiçët” e tyre.

Edhe pse Rama theksoi se ka zgjedhur që të mos lexojë çdo gjë që shkruhet e thuhet për të në medie, ai u shpreh se ka hulumtuar nëpër shkrimet e bëra për të, për të bërë fjalimin e sotëm, duke konkluduar me keqardhje që ishin thurur shumë fjalë për të provuar korruptimin e tij.

Po mbaron një tjetër vit në të njëjtin vend, qytet, ku njësoj si një vit më parë, jemi mbledhur për të njëjtën arsye. Më takon t’ju sajdis edhe përmes një fjalë përshëndetëse.  Dikur kam qenë edhe unë si ju. Zoti na ruajt të isha gazetar si ju, por shkrimtar. Ka kohë që s’është më si më parë. Jam kavia kryesore e punës suaj që duhet të duroj bisturitë, thikat, daltat, çekiçët, zorrët me represion të lartë etj.

Unë kam bërë një zgjedhje, një zgjedhje për të mos ju lexuar, duke u mjaftuar me zyrën e shtypit çdo ditë. Kështu edhe ju jeni më rehat dhe dora ju bën gjithçka që ju do mendja e zemra dhe unë nuk jam keq se nuk më lëndohet sqima e shkrimtarit të dikurshëm“.

Mes urimit për më shumë suksese dhe buzëqeshje, Rama iu bëri thirrje gazetarëve që të shkruajnë lajme sa më të gëzuara në këtë vit të ri, pasi siç tha ai, për “lajmet e pagëzuara ju kujdeseni vetë”.

Kam mësuar diçka që s’keni pasur kohë ta zbuloni ose mbase iu është bërë e pamundur ta zbuloni që përkueshmëria jonë në këtë botë është kaq e shpejtë.  Ju uroj çdo të mirë që të gjithëve pasi përtej të gjithë asaj që bëjmë, e vërteta më e thjeshtë mbetet se një muaj vjen e një tjetër ikën dhe koha kalon me shpejtësi për ta humbur me gjëra që i marrim më shumë seriozisht seç duhet dhe duke harruar t’i buzëqeshim njëri-tjetrit.  E di që tingëllon e vështirë që unë dua t’ju shoh të qeshur por kjo dëshirë buron nga një arsye e mirë menduar që do ta lemë për vitin tjetër. Gëzuar! Paçi shëndet e sukses dhe lajme të gëzuara se për lajme të pagëzuara kujdeseni vetë nga mëngjesi deri në darkë”, mbylli fjalën Rama./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here