Rama falenderon gjithë shqiptarët pavarësisht se për kënd votuan

0

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh lider i PS-së,  Edi Rama, ka falenderuar shqiptarët që kAnë votuar në zgjedhjet e të së dielës.

“FALEMINDERIT! I falenderoj me respekt të gjithë qytetarët e qytetaret që u bënë pjesë e votimit të sotëm, pavarësisht se për kë votuan, dhe u shpreh me përulësi mirënjohjen të gjithë atyre që me votën e tyre e investuan besimin tek kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Kjo video e shkurtër është kartolina e falenderimit tim për të gjithë zgjedhësit e këtij 21 qershori historik. Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern. U vulos vendimi historik për të barazuar përfaqësimin e grave me burrat në kuvendet e reja vendore të Shqipërisë. U vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit dhe u hap një epokë e re në marrëdhëniet mes familjeve që jetojnë në fshat dhe qeverisë vendore.

Ju të gjithë, të majtë e të djathtë, me apo pa parti, njerëz të zakonshëm qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, i bëtë zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më sot. Po padyshim, edhe më domethënëset në historinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri”, ka shkruar Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here