Rama: Duhet të pyes Zotin nëse do të ketë përmbytje

0

Gjatë një interviste në emisionin  “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24”, kryeministri Edi Rama foli për situatën e përmbytjeve, duke thënë se përpara se të fillonin periudhat e vështira të motit, janë ngritur një grup emergjence, që kryesohet nga zv/kryeministri. Sipas tij, në krahasim me vitin e kaluar, reshjet kanë qenë njësoj, por ka pasur më pak sipërfaqe të përmbytura për shkak të punës voluminoze.

“Kemi pastruar 860 km kanale që nuk ishin prekur kurrë. Jemi në situatë të vështirë edhe për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe në vendin tonë gjatë këtyre viteve është bërë një dëm shumë i madh i natyrës. Janë prishur argjinaturat, janë prerë pyjet, është bërë një shkatërrim i madh. Si mund t’i kërkohet në këto kushte një qeverie që ka një vit e gjysmë në krye të kësaj qeverie”, tha Rama. Në lidhje me përmbytjet e disa viteve më parë në zonën e Shkodrës, shefi i qeverisë tha se kanë vijuar projektet masive për të parandaluar fatkeqësitë natyrore.

“Kemi vazhduar me një projekt që është masiv, pas përmbytjeve që ndodhën, duke vendosur në dispozicion të atyre zonave miliona e miliona euro për argjinatura dhe rehabilitimin e 26 digave që nuk ishin prekur kurrë dhe për të rehabilituar 16 vepra mbrojtëse të shkatërrua ndër vite. Në buxhetin 2016 kemi vendosur masën më të madhe të vendosur ndonjëherë për ujitjen, 40 milionë dollarë, për vaditjen. Për herë të parë do investojmë për flotën.

Këtë flotë që kemi trashëguar, është një flotë që ka gjithsej 67 mjete, nga të cilat 16 mund të punojnë. Shumë prej tyre kanë emra kinez, sovjetik, të kohës së xhaxhit. Kemi vendosur këtë vit për bashkitë këtë buxhet”, sqaroi Kryeministri. Pyetjes nëse investimet e bëra do të shmangin përmbytjet, Rama ironizoi se për këtë duhet të pyetet Zoti. “Kur të kem një telefonatë me Zotin, nëse do të ketë përmbytje apo jo, do t’ju them”, ironizoi Rama.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here