Rama asiston dhe shpëton skuadrën nga rënia

0

Skuadra Munih 1860 ka siguruar qëndrimin në Bundesligën e dytë gjermane, me anë të dy ndeshjeve ndaj Holstein Kiel.

Heroi i takimit është Valdet Rama, edhe pse nuk ka shënuar. Mesfushori i Kombëtares ka qenë ai që ka iniciuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Ndërkohë që ndeshja ishte barazim 1-1 dhe skuadra kundërshtare ishte ajo që ngjitej në Bundesligën e dytë, Rama vjedh një top në zonë, driblon dhe më pas asiston për t’u shënuar goli i festës dhe ka bërë që ‘Alianz Arena’, stadiumi ku po luhet ndeshja të shpërthejë.

Rama ka qenë lojtari më aktiv edhe në ndeshjen e parë. Pas barazimit pa gola në takimin në udhëtim, fitorja në takimin e kthimit e mban në ligën e dytë gjermane skuadrën e mesfushorit shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here