“Blues” duan ta transferojnë mesfushorin kroat të Barcelonës

Chelsea është e interesuar për transferimin e futbollistit të Barcelonës, Ivan Rakitic, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi kroat po has në vështirësi të gjejë vend titullari në “Camp Nou” dhe transferimi i Frenkie de Jong do t’ia vështirësojë edhe më shumë punët.

Prandaj, ish-futbollisti i Sevillës po e mendon largimin nga gjiganti katalunas në fund të sezonit.

Nënkampionin e botës e pret krahëhapur klubi anglez, i cili do t’i garantonte atij vazhdimësi të ndeshjeve.

t

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here