Rajmonda Bulku: Nuk isha gati të puthja Xhepën, më quajtën të përdalë

0

Aktorja Rajmonda Bulku ka rrëfyer në një intervistë për Panoramën detaje të panjohura për publikun për rolin e saj më të përfolur, atë në filmin “Duaje emrin tënd”.

Bulku rrëfen se nuk ishte gati që të puthej me Arsenin (Ndriçim Xhepën) për shkak të mentalitetit që ekzistonte.

“Ndriçimi ishte i gatshëm profesionalisht por censura dhe paragjykimet ishin shumë të forta. Unë nuk isha aspak gati për ta bërë atë gjë”, ka rrëfyer Bulku.

Ajo flet edhe për periudhën pas filmit duke thënë se është sulmuar shumë dhe është quajtur “e përdalë”.

“Ka qenë një atmosferë e tmerrshme! I ndieja paragjykimet edhe në trup. Jo vetëm njerëzit që nuk kishin lidhje me artin por edhe aktorët kishin paragjykime të frikshme. Por fatmirësisht familja ime nuk u ngacmua nga fjalët që shpërthyen menjëherë pas filmit”, tha Bulku.

Ajo rrëfen se “tmerri” që kalo në atë film nuk ia largoi frikën edhe pas disa viteve kur bëri një tjetër skenë, kësaj radhe me Timo Fllokon.

“Isha nervoze megjithëse paragjykimet ishin zbutur disi. Ajo që përjetova në filmin Duaje emrin Tënd më bëri që të stepesha paksa”, shton Bulku.

Duke folur për periudhën e saj 4-vjeçare në politikë Bulku shprehet se nuk është bërë aspak pishmane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here