Rajmina Buzhiqi, modelja që synon të prekë majat e suksesit

0

Rajmina Buzhiqi synon që të arrijë majat në fushën e modelizmit. Në një intervistë ajo thekson se  kjo fushë në të cilën ajo është edhe trajnere dhe administratore e bën të ndihet komod dhe i krijon një ndjesi ndryshe. Buzhiqi, e cila jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, tregon që në të dyja vendet ndihet mirë. Por mentalitetin e shumë njerëzve në Shqipëri do të donte ta shihte më të arrirë. Ajo tregon se ka shumë projekte për të ardhmen dhe realizimi i disa prej tyre pret që të nis shpejt.

Kush është Rajmina jashtë fushës së modës?

Rajmina jashtë fushës së modës është një njeri i thjeshtë dhe që i përkushton kohën familjes.

Pse merrni me modelim?

Modelimi është një nga pasionet e mia dhe më krijon një ndjesi ndryshe nga aktivitetet e tjera.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Synimet përsa i përket fushës së modes janë të shumta, pse jo për të arritur majat e suksesit.

 Pse keni studiuar për Dizajn dhe Arkitekturë?

Kam studiuar Dizajn dhe Arkitekturë, kjo është një prirje që kam patur që në fëmijëri.

Pos që jeni vetë modele cila është puna që bëni vetë me modelet?

Po pos asaj aktualisht punoj me agjensi të ndryshme, ku trajnoj model / modele, gjithashtu jam dhe administratore.

A i kushtoni kohë leximit?

Të them të vërtetën më pëlqen të lexoj në kohë të lirë edhe pse e kam kohqn shumq të kufizuar

Keni ndonjë idol që iu pëlqen dhe iu frymëzon?

Në fakt të gjithë mund të kenë dikë që i frymëzon etj…, por ajo nga e cila unë frymëzohem është puna ime. Idhuj për mua janë prindërit e mi.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal do ishte ai që ka shumë kreativitet.

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Shqipëria më pëlqen dhe e dua sepse është vendlindja ime, ndërsa pjesa që mua më jep më shumë bezdi është që mentaliteti i njerëzve vazhdon të mbetet po i njëjti me atë të viteve të mëparshme.

 A ndiheni më mirë në Itali apo në Shqipëri?

Do të thoja që ndihem po njëlloj si jashtë dhe brenda Shqipërie, sepse i kam ndërtuar gjërat e barabarta si këtu dhe atje.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Kam shumë plane për të ardhmen dhe disa prej tyre i kam të projektuara për t’i vënë në zbatim tani afër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here