Radojçiq luan të painformuarin: Nuk e di për çka bëhet fjalë

0

Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq është lajmëruar nga arratia. Ai ka folur shkurt rreth arrestimeve në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Radojiçiq ka thënë se nuk është duke e ditur se për çfarë është duke u bërë fjalë, shkruan Insajderi.

“Nuk e di për cfarë po bëhet fjalë për herë të parë po dëgjojë”, ka thënë shkurt Radojiçiq.

Mëngjesin e sotëm janë ndaluar katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqi në janar të këtij viti, kurse njëri për shkak të rezistimit ndaj policëve.

Ndëra në media u raportua se Milan Radojiçiq ka arritur të ikë nga Policia e Kosovës e cila është vënë në kërkim të tij.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here