Radikalët majtist e rrëmbejnë prokurorin në zyre, në Turqi

0

Prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz është rrëmbyer nga zyra e tij në ndërtesën e Gjykatës në Stamboll. Rrëmbimi sipas njoftimeve është bërë nga anëtarë të Grupit radikal majtist “Fronti Revolucionar i Çlirimit Popullor”.
Ata kanë kërcënuar me mesazhe në faqen e tyre në internet se do ta vrasin prokurorin nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Grupi radikal e ka publikuar fotografinë e prokurorit të ciilit i mbahet revolja në kokë, derisa në prapavijë shihet flamuri i kësaj organizate.
Sipas njoftimeve në Gjykatë janë dëgjuar disa të shtëna. Reuters ka bërë me dije se në Gjykatë janë futur forcat e njesisë speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here