Radikalët e majtë SYRIZA fitojnë zgjedhjet në Greqi

0

Pas fitores së thellë në zgjedhjet e së dielës, koalicioni i radikalëve të majtë SYRIZA ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos për të krijuar qeverinë e re.

Cipras fitoi 36.6% të votave që përkthen në 149 mandate, duke lënë shumë pas Demokracinë e Re të Samaras me vetëm 77 mandate, ose 28.12% të votave.

Ai nuk kishte siguruar dot shumicën absolute prej 151 deputetësh për të krijuar qeverinë, ndaj i duheshin vetëm dy mandate për të marrë ekzekutivin në dorë.

Qeveria e re do të ketë një shumicë dërmuese prej 162 mandatesh, nga 300 vende që ka parlamenti grek, kjo pasi aleati i ri i SYRIZA-s do të dërgojë në parlament 13 deputetë.

Në orën 15:30 Cipras do të takohet me presidentin që të mandatohet për qeverinë e re.

Pas takimit me liderin e SYRIZA-s, kreu i ANEL-it Kamenos ishte i pari që zyrtarizoi marrëveshjen e arritur për të qeverisur vendin në koalicion me partinë e të majtëve radikalë.

“Tashmë ka një qeveri në vend. Kemi një marrëveshje në parim. Ne i japim besimin tonë Kryeministrit Aleksis Cipras. Ne i dhamë zgjidhje vendimit të popullit grek”, u shpreh Kamenos pas takimit me Cipras.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here