Qytetarit që gjuajti Ramën me këpucë, gruaja thotë se policia i kanë thyer krahun

0

Më 22 nëntor, pak orë pasi “zjarri” i protestës së banorëve të Astirit para Parlamentit ishte shuar, kryeministri Edi Rama shkoi në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të vizituar efektiven e plagosur Ina Nuka por u përball me revoltën e qytetarëve.

Në kulmin e tensionit, Ilias Sketiraj, një nga banorët, të cilit i ishte lënduar bashkëshortja në protestë qëlloi në drejtim të kryeministrit Rama me këpucë dhe u ndalua menjëherë nga forcat “Shqiponja”.

Sketiraj ishte i pari nga protestuesit që u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë” dhe për mediat foli bashkëshortja e tij, e cila ndodhej para Gjykatës së Tiranës.

Gruaja e tij ka rrëfyer se janë banorë të “Unazës së Re” prej 20 vitesh dhe janë në proces legalizimi, ndërsa si shumë banorë të tjerë kanë paguar taksat. Ajo gjithashtu akuzoi policinë se i ka dhunuar bashkëshortin, por edhe fëmijët.

“Burrit tim i ka thyer krahun policia, fëmijët e mi kanë qenë të dhunuar nga policia. Ne shtëpitë  do t’i mbrojmë me gjak. Ky vendim është me urdhër të Ramës. Burri im nuk kishte as armë dhe asgjë. Pse duhet ta dënojë burrin tim me 1 muaj. Unë edhe jetën kam për ta dhënë. Ai acaron situatën. I bëj thirrje të mos lozë me zjarrin se do të digjet”, tha bashkëhortja e Ilias Sketiraj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here