Qytetarët thonë se Naim Tërnava duhet te shkarkohet për qëndrimet e tij historike

0

Deklaratat e fundit të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava lidhur me Sulltan Muratin, të cilin edhe e cilësoi si shpëtimtar të shqiptarëve që ua solli lirinë, e shqetësuan tej mase opinionin e gjërë.

Qytetarët janë të pakënaqur nga këto deklarata, pasi ai i nënvlerësoi të gjithë luftëtarët.

Lidhur me deklaratë e myftiut Ternava, KosovaPress ka realizuar edhe një anketë me qytetar, ku kanë votuar 989 qytetar. Prej tyre 746 ose 75 përqind mendojnë se myftiu Naim Tërnava duhet të shkarkohet, kurse të kundërtën e kanë votuar vetëm 181 qytetar ose 18 përqind. Ndërsa, 62 ose 6 përqind janë deklaruar se nuk e dinë.
Ndërkohë, në një anketë të realizuar në qendër të Prishtinës, Ilir Fetahu, tha se më mirë do të ishte sikur Tërnava të merrej me punët e tij dhe BIK-un, ku nuk janë punët mirë si pasojë e mos përgjegjësisë së myftiut Tërnava dhe kolegëve të tij.

“Ai duhet të merret me BIK-un sepse mendoj që ka shumë punë aty për t’u bërë dhe jo të jap deklarata të tilla. Mendoj se duhet të shqyrtohet puna e shkarkimit sepse ky nuk është i vetmi skandal i tij dhe i kolegëve të tij, por në vazhdimësi është parë që veprimet e tij nuk janë adekuate me punën tëcilën ai e ka përgjegjësi” , tha Fetahu.

Njëjtë si Fetahu mendojnë edhe shumë qytetarë të tjerë, Izet Krasniqi tha se të gjithë në bazë të historisë e dimë se çka ka bërë Sulltan Murati dhe Tërnava nuk ka pasur nevojë të japi këto deklarata dhe të shkaktoi pezëm tek populli jonë.

“Së pari kjo nuk ka qenë punë e tij që të japi atë deklaratë sepse ai nuk është historian, historianët duhet t’i japin këto mendime dhe vlerësime… Me këtë deklaratë ka shkaktuar pezëm tek populli… E meriton shkarkimin”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Xhelal Bajqinovci tha se me sikur të na donte aq shumë Turqia kishte ndërtuar fabrika tek ne dhe j o në Serbi qysh po ndërton sot. Sipas tij, vëllezërit mysliman po i lë anash duke përkrahur serbët.

“Unë mendoj se deklarata e tij nuk është e saktë sepse Turqia ka luftuar me shqiptarët dhe nuk na ka mbrojtur… Kush është antikombëtarë kush nuk është për popullin e vet nuk është për askënd… Ai me atë deklaratë ka bërë keq sepse i ka përbuzur të gjitha luftërat që kanë ndodhur deri më tani. Ai pasi që është besimtarë i Zotit së pari e merr shkarkimin nga Zoti lartë tani prej këtyre të tjerëve “ , tha Bajqinovci.

Kurse, Hasan Emerllahu tha se ka mungesë të studimit të historisë së mirëfilltë, prandaj edhe kur dikush jep deklarata të gjithë bëjnë polemika. Sipas tij, duhet të flasim me argument që të kuptojmë një herë e mirë historinë e popullit tonë.

“Unë mendoj se ai nuk e ka thënë gabim por është kuptuar gabimisht, sepse ai është njeri i urtë, njeri i mirë, njeri i ditur dhe i ngritur dhe përfaqëson një pjesë të madhe të popullit… Për këto çështje duhet ta japin fjalën historianët, orientalistët duhet të flasin ata njerëz që kanë lexua dhe dinë për histori. ..Jo nuk e meriton shkarkimin, këto janë disa të kurdisura politike dhe ai nuk e meriton”, tha Emerllahu.

Ndërsa, Azis Salihu mendon se duhet të kemi bashkëpunim me të gjithë dhe të harrojmë ato çka kanë ndodhu para 500 viteve por t’i kthehemi të tashmes dhe të kemi sa më shumë miqësi me shtetet tjera.

Rtklive.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here