Qytetarët nën tenda në Shkup, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

0

Qindra qytetarë në Shkup tashmë janë bërë fqinjë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë pasi që nga mbrëmja e kaluar po kampojnë në rrugët para këtij objekti.
Ata janë të bashkuar në kërkesën e tyre për dorëheqjen e pushtetit të kryesuar nga Nikolla Gruevski. Flamuj që bashkojnë të gjitha ngjyrat e shteteve të rajonit, të botës, lojëra, kafe e biseda – kjo është pamja e përgjithshme që të zë syri në këtë territor të okupuar para Qeverisë.
“Derisa të bjerë kjo Qeveri, nuk largohemi prej këtu”.

“Ne do të kampojmë derisa kryeministri të japë dorëheqjen, sepse na ka futur në një farë sistemi që nuk mund t’i thuash as komunist, as demokratik, as feudal. Ky njeri është duke jetuar në ëndrra të Romës së vjetur, duke paramenduar veten si romak, si Cezar. Kushëriri i tij sikur fisi “Batiatis”. Popullin e kanë bërë gladiatorë dhe skllevër. Ne nuk duam të jetojmë si skllevër por të lirë. Në qoftë se nuk jep dorëheqje edhe ne nuk largohemi prej këtu”.
“Kur do diçka dhe kur ia sheh fundin diktatorit të fundit në këtë vend, nuk është rëndë. Do të qëndrojmë derisa Gruevski nuk jep dorëheqjen. Vlerësoj se për momentin jemi më të bashkuar se kurrë. Të gjithë popujt duan një jetë më të mirë për të gjitha gjeneratat, për të gjitha grupet etnike dhe fetare”.
“Gjithçka kaloi shumë mirë, me kulturë dhe rregull. Siç po shihni, gjatë ditës së sotme po vendosen edhe shumë tenda të tjera. Ne do të vazhdojmë deri në plotësimin e kërkesave tona”.
“Gjithçka është mirë tani për tani, po gjendemi pak me vështirësi por këto janë kushtet. Kush mundet ndihmon, gjendemi disi. Mirë është”.
“Do të qëndrojmë këtu derisa ai atje të dalë me flamurin e bardhë dhe të japë dorëheqje. Mos të na mundojë as neve e as popullin, ta zgjidhim këtë në mënyrë paqësore. Ja tani ka kundër-miting por vlerësoj se kjo është e gabuar. Pasi kanë vendosur besoj se gjithçka do të kalojë në mënyrë të qetë sikur dita e djeshme”.
Çdo ditë e kaluar nën qiell të hapur do të jetë e përmbushur me programe edukativ dhe argëtuese. Do të performojnë grupe muzikore, do të transmetohen filma, do të organizohen aktivitete sportive si dhe do të mbahen edhe fjalimet nga personalite të ndryshme publike. Një iniciativë qytetare madje ka hapur pazar si dhe tryeze me ushqime falas.
“Ky pazar humanitar nuk është për shitje. Këtë ushqim e kemi përgatitur vet ne, por secili që do të hajë mund të marrë, në qoftë se ka ardhur prej ndonjë qyteti tjetër, nëse nuk ka ngrënë mëngjes, e kështu me radhë. Nëse dikush shpreh dëshirë të paguajë paratë do të shkojnë për qëllime humanitare”.
“Sonte kemi 4 fjalime të personaliteteve publike, ku do të flasin Muhamed Zeqiri-gazetar, Ines Efremova-artiste, Bojan Ivanov-historian i arteve si dhe Radmilla Shekerinska-politikane. Ata do t’i përgjigjen pyetjes se përse erdhëm dhe përse do të qëndrojmë para Qeverisë. Siç mund të shihni në kamp ka programe të ndryshme. Kampuesit organizohet vetë dhe ju bëjnë thirrje të gjithëve njerëzve kreativ që mund të kontribuojnë në program pavarësisht se a e përkrahin këtë iniciative pasi që kjo hapësirë është publike, e qytetarëve”, u shpreh Marjan Zabrçanec, platforma qytetare “Hajde”.
Qytetarët shprehen të sigurt se nuk do të lëvizin nga tendat e tyre, dhe shpresojnë që në ditët në vijim tu bashkëngjitën akoma më shumë qytetar. Ata thonë se Qeveria është duke u diskredituar dhe në ditët e fundit të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here