Qytetarët kërkojnë që Malisheva të rikthehet me regjionin e Prizrenit

0

Banorë të fshatit Dragobil në një tubim të mbajtur mbrëmë me kryetarin e Komunës së Malishevës kanë kërkuar që të bëhet presion dhe të gjinden forma, që Malisheva të rikthehet me regjionin e Prizrenit, siq kanë thënë “ashtu siç kemi qenë gjithmonë dhe ashtu siç jemi të lidhur në çdo formë me Prizrenin, jo vetëm shpirtërisht, por edhe me infrastrukturë, edhe me ekonomi dhe me çdo formë tjetër, ku si rrjedhojë edhe një numër i madh i familjarëve jetojnë dhe punojnë në Prizren”. “Ne kemi kërkuar sqarime nga ministria dhe organet përkatëse, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Komuna nuk është pyetur dhe kjo është bërë nga niveli qendror pa vullnetin e Komunës së Malishevës dhe pa vullnetin e qytetarëve të Malishevës. Ne jemi duke shikuar të gjitha format dhe mundësitë ligjore për tu rikthyer me Prizren dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi që kemi”, ka thënë kryetari Ragip Begaj, para banorëve të Dragobilit, të cilët sipas Zyrës për Informim Publik të Komunës së Malishevës kanë kërkuar sqarime rreth kësaj çështjeje. Begaj, i ka kritikuar edhe ish deputetët nga Malisheva, në Kuvendin e Kosovës, të cilët në kohën kur është miratuar ai vendim për kalim me regjionin e Gjakovës, kanë heshtur dhe nuk e kanë kundërshtuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here