Qytetarët e Tetovës po përdorin maska për të dalë në qytet

0

Qytetarët e Tetovës po përdorin maska për të dalë në qytet. Kjo, pasi ajri në këtë komunë është i ndotur 20 herë më shumë se limitet maksimale të lejuara. Qeveria ka paralajmëruar masa, por OJQ-të kanë paralajmëruar protestat e radhës.

Udhëheqës të kombinatit metalurgjik “Jugohrom”, në afërsi të Tetovës, kanë vendosur që të ndalojnë prodhimin deri në muajin shkurt. Kjo pasi menaxhmenti i kësaj fabrike është vënë para presionit të OJQ-ve dhe qytetarëve, që përmes protestave kanë kërkuar që ky prodhues të vendosë filtrat si masë elementare mbrojtëse për qytetarët e Tetovës.

Këta të fundit, tashmë në orët e mbrëmjes mund të shihen me maska në fytyrë derisa disa OJQ kanë vendosur që t’i vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin edhe të një varg masash tjera nga Qeveria e Maqedonisë./Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here