Qytetarët e kritikojnë Begajn, ky i fundit reagon i frustruar dhe me arrogancë

0

Qytetarët e pranishëm  në takimin e parë publik me qytetarë të Kryetarit të Komunës së Malishevës, që kryesisht ishin kryetar të fshatrave, ngritën mjaft shqetësime, bëjnë të ditur burime të MalishevaPress brenda takimit. Ata kritikuan komunën, se nuk po bënë asgjë për realizmin e kërkesave të tyre, pavarësisht se këto kërkesa, i kanë drejtuar edhe me shkrim tek kryetari dhe drejtorët e tij.

Qytetarët, kritikuan edhe qasjen që kanë pasur drejtorët e komunës, në raport me ta.

Mirëpo, këto kritika nuk i pëlqyen edhe aq shumë kryetarit Begaj, duke shkaktuar nervozizëm te kryetari gjatë gjithë takimit, gjë që u vërejt edhe tek përgjigjet e tij i frustruar dhe me arrogancë, për pasojë shumë qytetarë, dhe kryetar fshatrash, nuk morën përgjigje në pyetjet dhe shqetësimet që ngritën.

Kërkesat që mbizotëruan në këtë takim ishin kryesisht probleme infrastrukturore, ku pothuajse të gjitha fshatrat kanë probleme me ujërat e zeza, po ashtu kishte kërkesa për asfaltim rrugësh, ujësjellës, pastrim të ambientit etj.

Të pranishmit kritikuan edhe projektet që janë zhvilluar më parë dhe po vazhdojnë të zhvillohen me cilësi të dobët dhe pa planifikim të mirëfilltë.

Kryetari Begaj, i ka informuar të pranishmit lidhur me aktivitetet e Komunës së Malishevës, gjatë vitit 2015, projektet e realizuara në gjashtë mujorin e parë të vitit, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim e sipër apo në proces të realizimit.

“E di që nevojat janë të mëdha dhe ne po mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Premtoj se do të vazhdojmë të jemi transparent në raport me qytetarët, për punën tonë dhe për investimet që bëjmë. Mundësitë buxhetore janë të kufizuara dhe rrjedhimisht nuk mundemi ti plotësojmë të gjitha nevojat që kemi”, tha mes tjerash kryetari Begaj në fjalën e tij.

Më pas, kryetari Begaj, i prezantoi të gjitha projektet të cilat janë realizuar gjatë këtij viti, apo janë në proces e sipër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here