Qytetarë apo marionetë të opozitës?

0

Shkruan Thellëza Muhameti

Militantizmi është vërtetë i verbër, por më i verbër se militantizmi është vetëm ai që drejton militantët, ai që i udhëheq dita-ditës drejt të nesërmes. Në fakt, mua më bën përshtypje idea që këta pseudo-lidera kanë për militantët e tyre. Ata nuk duan militantë por duan njerëz që t’u shpëlajnë trurin deri në atë pikë që kur të dalin në podiumet e famshme, të kenë një turmë që bën ‘be” për kokën e tyre. Por a është e drejtë kjo? Është e drejtë që qëniet njerëzore që i besojnë një ideali të marrin këtë feedback, të trajtohen kështu, për të mos thënë që keqtrajtohen? Nuk është e drejtë, nuk është e drejtë që të trajtohen si dele. Pse nuk e ndryshon këtë mentalitet politika jonë, pse politikanët tanë dalin në protesta për kauza pa pikë interesi dhe ne i ndjekim pas, pse? Kaq e vështirë është të kuptosh se kauzat që opozita jonë vendos në qendër të vëmendjes janë kauza të shkaktuara nga inati? Dhe çfarë inati se… inati personal..               Çfarë sensi kishte protesta e djeshme, protestë që kishte në fokus fikjen e makinave 5 minuta, kudo ku ndodheshe, qoftë edhe në mes të trafikut? Shumë shqiptarë që i ndoqën pas nuk iu bëri përshtypje, fikën makinat e tyre dhe nuk morën parasysh se të tjerë në momentin kur e bënë atë gjest, nxitonin pas problemeve të tyre, qoftë edhe pas një emergjence shëndetësore. Sikur për një moment kjo protestë të ishte bërë në New York, në Londër apo diku gjetkë, ku jeta i përmbahet vazhdimësisë lëvizëse të automjeteve, nuk mund ta mendoj çfarë kaosi do të ishte bërë, e si do ishte justifikuar nga opozita jonë. Më pëlqen të jem në opozitë, vetëm për një arsye: Do të thotë të jesh gjithnjë në kontakt me problematikat që shqetësojnë vendin. Por që të jesh në opozitë këtu në Shqipëri, do të thotë të kesh dalë duarsh, të bësh veprime pa kontroll, të jesh i papërgjegjshëm.                                                                       Unë dua të jem pjesë e opozitës, por e asaj opozite që u shërben denjësisht shqiptarëve, jo politikës që ka mbërthyer kolltukun me rripin e injorancës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here