Qojnë dashuri në veturë brenda garazhit, pa e fikur makinën, gjenden të ngulfatur pa asnjë rrobë në trup

0

Një marrëdhënje dashurie në veturë në garazhin pa dritare u ka kushtuar me jetë dy të rinjëve në Çaçak të Serbisë. Nemanja Novakoviq, 26 vjeqar është gjetur i vdekur pranë veturës tri javë më parë, ndërkaq e dashura e tij Nina Stamenkoviq ka qenë në koma deri dje kur ka vdekur në spital. Deri te tragjedia kishte ardhur më 7 shkurt kur në garazhën e ndërtesës ku jetonte i riu, ata kanë bërë dashuri. Në garazhën e cila nuk kishte dritare dhe që ishte e mbyllur dy të rinjtë e kishin lënë të ndezur motorrin e Audisë së tyre në mënyrë që të ngroheshin, por gazi helmues i ka mbytur të dy ata. I riu kishte tentuar të hapte derën e garazhës por ka arritur vetëm të dalë nga makina ku është gjetur më pas i vdekur nga babai i tij. Vajza ishte gjetur pa vetëdije në ulëset e prapme të veturës. Të dy ata sipas njoftimeve ishin gjetur të zhveshur. Supozohet se ata kishin shkuar në garazh me veturë, ishin zhveshur dhe kishin filluar të qonin dashuri në ulëset e prapme të Audisë. Për shkak të përqëndrimit të madh të gazrave nga motorri i ndezur i makinës ata janë ngulfatur. Tek i riu i vdekur ishin gjetur gjurmë të të vjellurit, kanë thënë burime të ndërlidhura me hetimet e rastit. Vajza e kishte të mbaruar Akademinë e Muzikës për flautë dhe vitin e kaluar e kishte rëgjistruar masterin, ndërkaq i dashuri i saj ishte biznismen dhe sportist i suksesshëm. “E humba nipin, humba gjithqka, nuk e di pse nuk kanë shkuar në banesën e tij, ai ka patur banesë, pse kanë skuar në atë garazhë të mallkuar, nuk e kam të qartë pse nuk kanë shkuar tek ai në dhomë, pse e kanë bërë këtë potez të nxituar”, ka thënë për “Kurir”, gjyshi i të riut të vdekur në garazh. Në të njëjtin qytet thuhet se para disa vitesh kishte ndodhur një tragjedi e njëjtë. Një qift tjetër të rinjësh poashtu e kishin lënë automoblin të ndezur derisa po qonin dashuri në garazhë dhe ishin gjetur të ngulfatur nga monoksidi i karbonit, i cili vazhdon të quhet “vrasësi i heshtur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here