QKUK-ja do t’i rrisë çmimet e shërbimeve

0

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po planifikon që pas fillimit të zbatimit të Ligjit mbi sigurimet shëndetësore të funksionojë me çmime shumëfish më të larta sesa çmimet aktuale.

Çmimet e disa shërbimeve do të jenë disa herë më të larta se në klinikat private. Kjo qendër spitalore ka bërë një çmimore të cilën e ka quajtur definitive, me të cilën janë normuar për së dyti materiali shpenzues dhe shërbimet, shkruan sot Koha Ditore.

Nga të dhënat që ka siguruar gazeta ka dallime astronomike mes çmimeve aktuale dhe çmimeve që planifikohen të normohen. Por përveç kësaj kjo qendër po planifikon që të blejë edhe materialin shpenzues më shtrenjtë sesa materiali që shitet në barnatore.

Kësisoj QKUK-ja do të paguajë për 1 litër dezinfektues (Anti-Bakterial) 14.90 euro. Gazeta ka siguruar edhe disa llagerë (çmimore) të depove private për furnizim me produkte shëndetësore për barnatore.

Në të gjitha këto çmimore nuk ka asnjë dezinfektant me çmimin më të lartë se 3.38 euro për 500 mililitra. Sipas kësaj çmimoreje QKUK-ja do të paguajë për produktin e njëjtë tetë euro më shumë. Gazeta i ka shikuar çmimet edhe në barnatore private. Një dezinfektant sasi prej 500 mililitrash kushton nga 3.80-4.80.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here