“Qihoo 360” ofron një natë me porno yllen, për punëtorin më të mirë

0

Kompania “Qihoo 360” nga Kina ka ofruar si shpërblim një natë me porno yllen “Julia” për punëtorin e vet më të mirë të vitit. Derisa kompanitë e ndryshme ofrojnë bonuse me të holla për stafin e tyre më të suksesshëm e me punë më të vështirë apo edhe vetëm kupona në fund të një viti kjo nuk ka mjaftuar për këtë kompani kineze. Ajo ka ofruar një natë me yllin e porno filmit nga Kina të njohur si “Julia” për punëtorin më të mirë për Vitin e Ri kinez i cili është afër. 27 vjeqarja “Julia” është një ylle e madhe në Kinë dhe ka luajtur role kryesore në shumë filma porno. Punëtori me fat do të jetë në gjendje gjithashtu të zgjedhë edhe një pushim 5 ditor në Bali ose një Porsche të re. As “Qihoo 360”, as Julia nuk i kanë mohuar këto deklarime të publikuara në media, raporton “Mirror”. Viti i Ri kinez do të mbahet me 19 shkurt. “Qihoo 360” është kompani e sigurimit të Internetit në Kinë me seli në Beijing.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here