Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë do të takohen në muajin qershor

0

Takimi i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, pritet të mbahet në muajin qershor, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar në fillim të muajit maj.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se shtyrja e takimit mes dy qeverive është bërë meqë grupet teknike ende nuk kanë përfunduar me hartimin e marrëveshjeve që do të nënshkruhen.

Ata mohojnë se kjo është bërë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në Kumanovë në fillim të muajit maj.

Por, opozita në Kosovë e sheh të pakuptimtë një takim të tillë pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Kumanovë, pasi veprimet e Qeverisë së Gruevskit kanë atakuar drejtpërdrejtë shqiptarët në këtë shtet.

Edhe analistët në vend thërrasin Qeverinë e Kosovës që të mos takohet me Qeverinë e Gruevskit, e cila është e delegjitimuar edhe në sytë e qytetarëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, thotë për KosovaPress, se procesi për takimin e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë është në nivelin teknik dhe një takim i t illë besojnë se do të ndodh në qershor.

Ai tha se janë grupet teknike që po punojnë vazhdimisht në hartimin dhe prezantimin e ideve me të mira se çka mund të arrihet konkretisht dhe çka do të jetë agjenda e dy qeverive.

“Është e vërtetë se është proklamuar në maj por kanë qenë çështjet teknike, sepse duhet të hartohen edhe marrëveshje, se çka është e arritshme brenda kësaj mbledhje të qeverive, se çka duhet të parapërgatitet për një mbledhje të ardhshme”, tha Abrashi.

Ai mohon kategorikisht se ngjarjet e zhvilluara në Kumanovë me 9 dhe 10 maj kanë ndikuar në shtyrjen e këtij takimi.

Por, ndryshe mendon deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili thotë se është e pakuptimtë të mbahet një takim me Qeverinë e Gruevskit, pas ngjarjeve që ndodhen në Kumanovë, ku veprimet e tyre kanë atakuar drejtpërdrejtë shqiptarët.

Edhe analisti Milazim Krasniqi thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të zhvilloj takim me Qeverinë e Nikola Gruevskit, e cila është totalisht Qeveri e delegjitimuar në sytë e qytetarëve maqedonas dhe atyre botëror.

Ideja e takimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë, kishte ardhur pas takimit të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit të vendeve të rajonit.

Madje, këtë e kishin konfirmuar në fund të marsit edhe vet kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, por edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here