Qeverisje për një Gjakovë, jo për një karrige!

0

LIRIDONA BINAKAJ

Posti politik nuk kërkon komoditet por përgjegjësi andaj edhe pse është femër ajo me guxim dhe vullnet po arrin t’u bëjë ballë sfidave që ka si Kryetare e Komunës së Gjakovës. Zonja Mimoza Kusari Lila po kryen punë për një Gjakovë e jo fjalë për një karrige. Gjatë intervistës me drejtorin e Administratës së Përgjithshme dhe Përsonelit të komunës së Gjakovës zotërin Armend Vokshin, u tha se kjo komunë në lidhje me zhvillimin ekonomik në vitin e kaluar ka bërë përgatitjet e dokumentacioneve dhe strategjinë e zhvillimit ekonomik. Pastaj ka paraparë që për të rritur zhvillimin ekonomik duhet që të përkrahen bizneset të cilat janë SM “Small Businesses and midsize” domethënë bizneset e vogla dhe të mesme, dhe ka bërë Studimin e fizibilitetit dhe planin e mirëfilltë për ndërtimin e parkut industrial, e cila do i ketë mbi dyzetë hektarë tokë ku do e promovojë Gjakovën si mundësi e mirë për prodhim dhe për eksport. Poashtu Gjakova është shpallur edhe është zonë e lirë ekonomike, e cila nënkupton që çdo investitor i huaj i cili do prodhoj përjashtë lirohet nga taksat e çfarëdo çoftë prodhimi. Çka do të thotë që viti 2014 ka qenë si vit me të cilin janë marrë me promovimin, palnifikimin dhe implementimin e Planit strategjik te studimit te fizibilitetit mënyrë kjo e cila i shërben kësaj komune që të arrijë qëllimin kryesor, pra shërben për mundesinë e rritjes ekonomike në Gjakovë. Sa i përket insitucioneve qëndrore një nga ndihmat kryesore që ka qenë është që niveli qëndror ka shpallur si zonë të lirë ekonomike këtë komunë, së dyti, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkpunim me komunën e Gjakovës ka përkrahur studimin e fizibilitetit për Xhapeksin (Japex), Metalikun dhe Gërxhelinë tri ndërmarrje të cilat priten që të bëhen park industrial dhe njëkohësisht ka pasur përkrahjen edhe nga donatorë të tjerë jo vetëm nga institucionet qëndrore në lidhje me investimet dhe me promovimin e Gjakovës, domethënë ka qenë në mënyrë të mirëfillt bashkpunimi i institicionit qëndror, por duke mos harruar që niveli qëndor ende nuk ka realizuar edhe një obligim që kjo komunë po pret që kërkesa e saj tani më të votohet dhe të dalin në mbledhjen e Kuvendit, që të bëhet aprovimi i kërkesës së komunës së Gjakovës që të kalojnë nën menaxhimin e Komunës tri ndërmarrjet publike sikur ajo që kanë adresuar në AKP. Poashtu për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve -1 Qershori, në ambientet e spitalit rajonal “Isa Grezda” është bërë inaugurimi i Zyrës për Regjistrimin e Fëmijëve (Amza). Në edicionin e lajmeve të televizionit “Syrivizion”, me rastin e fillimit të punës së kësaj zyre, Kryetarja Kusari Lila është shprehur se “ne si Komunë jemi në proces tash e disa muaj që të krijojmë lehtësira për qytetarët tanë. Tani nuk është e nevojshme që fëmijët të regjistrohen në Komunë, por këtë mund ta bëjnë në këtë qendër që gjendet në hapësirat e spitalit “.E një gjë e tillë është për t’u lavdëruar pasi që fëmijët janë e ardhmja jonë dhe atyre duhet kushtuar rëndësi qysh në hapat e parë të jetës së tyre, që do të thotë se kjo qendër e cila është hapur me qëllim të lehtësimit të procesit të regjistrimit është si një e drejtë e domosdoshme për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Zonja Mimoza Kusari-Lila nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka theksuar se vizioni i Çarshisë 2020 prezanton idenë gjithëpërfshirëse për funksionalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Çarshisë së Vjetër. Çarshia e Vjetër ka qenë gjithmonë bërthama historike e qytetit të Gjakovës, aty kanë ndodhur reflektimet e para si në dëmtime të trashëgimisë nga pushtues të ndryshëm dhe me rindërtimet e reja. Me njësinë e vet përgjegjëse për menaxhim e zhvillim, Çarshia e Vjetër do të jetë vend i mundësive të komunikimit, me përparësi për komunitetin e biznesit dhe të artizanateve në këtë zonë. Në këtë mënyrë, Çarshia e Madhe do të ketë një mbikëqyrje më pro-aktive, andaj mund të them se kryetarja po përgatit plane konkrete veprimi ku do të finalizohen idetë e përbashkëta në mes të komunitetit, bizneseve, zejtarëve dhe Komunës së Gjakovës, pra e shoh si mënyrën më të duhur për të ruajtur pjesën më të çmuar të Gjakovës, Çarshinë e Madhe. Megjithatë, për këtë njësi nevojiten sqarime shtesë rreth statusit, financimit, vendimmarrjes dhe të mundësive për aplikime në fondet ndërkombëtare për ruajtjen dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore. Janë këto faktet që tregojnë që kjo qeverisje ka pikësynim zhvillimin ekonomik të Gjakovës duke realizuar projekte të shumta, niveli qëndror ka për obligim që të ndihojë këtë komunë në krijim e kushteve më të mira dhe që t’ia kthejë jehonën që kishte dikur vendi i ekonomisë, kulturës dhe traditës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here