Qeveria po punon që Asociacioni të bëhet

0

Dekreti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është finalizuar nga Qeveria e Kosovës, mbështetur në një marrëveshje të arritur në Bruksel, e së cilës i është kontestuar kushtetutshmëria.

Veprime ka ndërmarrë edhe në funksion të hartimit të Statutit të Asociacionit, shkruan sot Koha Ditore, transmeton Express.
E ka bërë këtë, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar marrëveshjen e gushtit të sivjetmë, e cila përmban parimet mbi bazën e të cilave do të ngrihet mekanizmi ombrellë i komunave me shumicë serbe.
Vendimi kërkon pezullimin e implementimit të çfarëdo veprimi të mëtejmë juridik mbi bazën e këtyre parimeve, derisa gjykata të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit. Masa është paraparë të vlejë deri më 12 janar.
Por, Qeveria ka folur për veprime të ndërmarra, në Raportin e fundit për 2015-n mbi përmbushjen e marrëveshjeve të mbërritura në dialogun Kosovë-Serbi. Dokumenti me 19 faqe i është adresuar Bashkimit Evropian, përkatësisht Shërbimit evropian për veprim të jashtëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here