Qeveria për “Shok” ndau 70 mijë euro

0

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet sot ndau një shumë për promovimin e filmit “Shok”që është nominuar për çmimin Oscar. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjetit social, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli. “Sot në mbledhjen e 72 të Qeverisë së Kosovës u ndanë 70.000 Euro për promovimin e filmit SHOK në Oscar!”, ka shkruar Havolli. transmeton rtv21. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here