Qeveria paguan përvojën e arsimtarëve, Arsim Bajrami i fton ata në shkolla të hënën

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të gjithë mësimdhënësve të Kosovë të fillojë t’u paguhet 0.5 përqindëshi për përvojën e punës.Ky ishte vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ku është konfirmuar edhe sigurimi i mjeteve për pagesën e përvojës së punës për punëtorët e arsimit. Shuma e ndarë për vitin buxhetor 2015 është në vlerë prej 808,398.00 euro. Më këtë vendim pushtetarët mendojnë se rrëzohet arsyeja kryesore e grevës së ftuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës për grevë nga e hëna e ardshme. Vendimin për pagesë e ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Ministri i Arsimit, në një konferencën për media më vonë, ka njoftuar se tashmë janë siguruar mjetet për zbatimin e pagesës së përvojës së punës për punëtorët e arsimit . “Me këtë vendim është plotësuar kërkesa kryesore e Sindikatave të Arsimit të cilat kanë paralajmëruar grevë për plotësimin e kësaj kërkese dhe shfrytëzoi rastin që të ftoi të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, që të hënën të jenë në shkolla dhe të mos e humbin asnjë orë të mësimit sepse interesi i nxënësve dhe prindërve është vijimi i rregullt i mësimit”, ka thënë ministri Bajrami. Ai ka theksuar se pozita materiale e mësimdhënësve është e krahasueshme me pozitën e mësimdhënësve të rajonit dhe se duhet të fokusohemi në ngritjen e cilësisë ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë kujdes të përhershëm në këtë çështje. ” Ne kemi nevojë që të punojmë në ngritjen e cilësisë në të gjitha dimensionet, të sigurojmë mësimdhënie cilësore për interes të fëmijëve tanë andaj i ftoi të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, të gjithë drejtorët, mësimdhënësit , prindërit dhe nxënësit që të hënën të gjithë të jenë në shkolla dhe të përmbyllet me suksese ky gjysëmvjetor “, ka bërë thirrje ministri Bajrami.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here